Gazetari Klodian Tomorri ka akuzuar qeverinë për mosreagim dhe mënjanim në rritjen e çmimit të naftës në vend.
Në një status në Facebook, Tomorri u shpreh se pavarësisht krizës globale në vende si Italia apo Britania rritja nuk i ka tjekaluar 3 deri në 5 %, ndërsa në vendin tonë brenda 24 orëve të fundit çmimi i naftës ka shkuar 230 lek për litër nga 195 që ishte ditën e djeshme, duke pësuar një rritje prej gati 18%.
”Ne Tirane dje cmimi i naftes ishte 195 leke per liter. Sot eshte 230 leke per liter. Pra cmimi i naftes per shqiptaret u rrit me 35 leke ose 23.5 pens per liter ose 18 per qind brenda nates.”-shkruan Tomorri.
Ai shprehet se në asnjë moment qeveria e udhëhequr nga kryeministri Rama nuk ka tentuar të udhëzojë kompanitë e furnizimit të karburantëve qv të mos abuzojnë me çmimet duke përfituar nga situata në Ukrainë.