Kryeministri Edi Rama ka bërë një “fjalim” të gjatë në rrjetet e tij sociale me fitoren 5 me 1 në zgjedhjet e pjesshme lokale që u zhvilluan dje në 6 mars. Por në vend të fitores, Rama më shumë foli për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, duke shpalosur edhe sloganin e tij më të ri.
“Të bashkuar, jo të ndarë!,”-shkruan ai në fund të postimit të tij, duke lënë të kuptohet se ky togfjalësh do të përdoret edhe në postime të tjera përveç luftës. Prej kohësh numri një i qeverisë zgjedh shprehje për t’i përdorur në rrjete sociale, duke i përdorur edhe si ‘hashtags’ në çdo postim që bën, si për t’i vënë “vulën” e tij autentike.
“Ia dolëm me tërmetin dhe me pandeminë, e gabimisht menduam se më e keqja kaloi. Kjo që sapo na ka dalë përpara është më e keqja fare. Duhet me se s’bën t’ia dalim edhe kësaj. Të bashkuar, jo të ndarë,”-shkruan Rama ndër të tjera në postimin e tij. Ndërsa edhe për zhvillime të tjera të mëdha kanë pasur ‘dedikimet’ e tyre personale. Megjithatë duket edhe sikur Rama e ka “kunjë” me Partinë Demokratike, e cila është e ndarë në dy kampe; në mbështetësit e Sali Berishës dhe në ata të Lulzim Bashës.
TËRMETI
Ti nuk do të jesh kurrë vetëm!
PANDEMIA
Frikë jo, kujdes po!
LUFTA UKRAINË-RUSI
Të bashkuar, jo të ndarë!
Si mendoni? I goditur?