Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në autostrëdën Tiranë-Elbasan. Mësohet se në makina ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit. Ndërkohë që fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.
Postimi i Plotë:
Tiranë/Informacion paraprak Me datë 10.03.2022, në afërsi të TEG-ut, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin V. M., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.