Qytetarët protestojnë, por nafta nuk ndalet. Në orët e fundit të ditës së sotme, është shënuar një tjetër rritje. Tashmë nafta ka shkuar 290 lekë për litër, nga 279 që ishte më herët, duke pësuar një rritje prej 11 lekësh. Vetë kryeministri Edi Rama është shprehur se do të ndalë këtë rritje të pakufijshme të hidrokarbureve.
Nesër ai pritet të zhvillojë një mbledhje me furnizuesit të cilëve do tu bëjë me dije vendimin për të ngritur një bord special për karbruantet, për të caktuar një marzh fitimi. Ky reflektim i Ramës, erdhi pasi vendi prej dy ditësh ndizet nga protesta të forta. Sheshet janë mbushur me njerëz që kërkojnë ulje çmimesh, taksash dhe normalizim të situatës