Përndiqte të renë dhe e kërcënonte me mesazhe në telefon, arrestohet 29-vjeçari

0

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Bulqizë, i akuzuar se ka përndjekur dhe shantazhuar një 31-vjeçare. Sipas Policisë, i riu Alfred Cera, kërcënonte gruan me mesazhe në telefon dhe e përndiqte vazhdimisht. Pas denoncimit të saj në Polici, i riu u prangos në flagrancë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Bulqizë

Përndiqte dhe kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase, arrestohet në flagrancë nga Policia 29- vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Alfred Cera., 29 vjeç, banues në Bulqizë. Arrestimi i tij u bë pasi, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 31- vjeçare, si dhe e ka kërcënuar e shantazhuar nëpërmjet mesazheve në telefon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu