Zelenskyy: Kryebashkiakun e Melitopolit po e torturojnë rusët

0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi lirimin e kryetarit të bashkisë së Melitopolit pas rrëmbimit të tij të dyshuar nga trupat ruse, gjë që shkaktoi protesta lokale.  Zelensky, gjithashtu, u bëri thirrje forcave ruse që t’i dëgjojnë thirrjet e banorëve në qytetin e pushtuar të Melitopolit, të cilët protestuan për të kërkuar lirimin e Ivan Fedorov.

Në një konferencë për shtyp, Zelensky tha: Kryebashkiaku i Melitopol është gjallë, por po e torturojnë për të deklaruar mbështetjen e tij për Rusinë në një video. Kërkesa është e thjeshtë – të lirohet Fedorov nga robëria menjëherë.

Zyrtarët ukrainas dhe Zelensky, pretenduan të premten se 10 ushtarë rusë kishin rrëmbyer Ivan Fedorov nga qendra e krizës së qytetit, ndërsa ai kishte një çantë mbi kokë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu