Aktorja Arjola Demiri ka zbuluar se në cilin ekran do ta shikoni tani e tutje. Ariola ishte e ftuar në emisionin “N’majë t’gjuhës” dhe zbuloi se ajo do të jetë moderatore në emisionin “Ndali dritat”.
“Unë shpresoj ti ndalim dritat shumë shpejt sepse më ka marrë malli të rikthehem në Kosovë dhe të jem afër publikut të Kosovës”, u shpreh Arjola.
Arjola tregoi se në sezonin e ri emisioni do të vinte dhe me një ambient totalisht ndryshe pasi një studio e re po ndërtohej posaçërisht për këtë show. Kujtojmë që disa sezone më pare, Arjola Demiri ka qenë njëra nga moderatoret e emisionit “Ndali dritat” në ekranin e RTV21 në Kosovë. Arjola gjatë programit të ‘Big Brother VIP’ shprehu dëshirën për të qënë moderatorja e ‘Portokalli’ por dëshira e saj nuk u plotësua nga stafi i BBV.