Kriza në PD sjell në Tiranë politikanin gjerman, takohet me Berishën dhe Bashën

0

Kriza në Partinë Demokratike ka sjellë në Tiranë Elmar Brok, i cili, deri në vitin 2019 ka qenë deputet i parlamentit europian dhe kryetar i Komitetit për Çështjet e Jashtme. Brok, i cili është pjesë e CDU në Gjermani, prej dy ditësh po zhvillon takime me përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit dhe Partisë Demokratike.

Mësohet se Elmar Brok ka takuar dje Lulzim Bashën e Sali Berishën, si dhe deputetë e përfaqësues të të dy grupimeve në PD.

Qëllimi i vizitës është të dëgjojë palët për të kuptuar nëse mund të gjendet një rrugëzgjidhje në situatën ku ndodhet PD.