Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

0

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të një makine që ka qenë në ecje në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Sherri ka ndodhur në zonën e Babrrusë mes dy të rinjve, njëri nga të cilët ka përdorur armën e zjarrit.

Policia po punon për krehjen e zonës dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Sipas burimeve zyrtare, policia ka marrë një telefonate për të shtëna me armë, por në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja, armë, apo të plagosur.