Në javën e 30-të të Serie A, Inter nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Fiorentinës. Një rezultat që nuk i lejon kampionët në fuqi të forcojnë pozitat në klasifikim. Napoli tani është +3 dhe Milan mund të shkojë në +6 në rast fitoreje.
Skuadra nga Firence ishte më mirë në pjesën e parë, raste nga Gonzales dhe Saponara, ndërsa Terraciano neutralizoi vetëm një rast, atë të Dzekos. në pjesën e dytë, Fiorentina do të kalonte në avantazh me anë të Torriera-s në minutën e 50′, ndërsa 5 minuta më vonë Dumfries do të shënonte golin e barazimit. Dy skuadrat kishin raste të shumta, por detyrohen të ndajnë nga një pikë.