Të paktën 1.5 milionë fëmijë janë bërë refugjatë nga pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia, tha të dielën zëdhënësi i UNICEF-it, Joe English.
3.3 milionë të mitur të tjerë janë aktualisht të zhvendosur brenda vendit, i tha English CNN.
”Secili prej tyre është një fëmijë individual, jeta e të cilit është copëtuar, bota e të cilit është kthyer përmbys”, tha English.
Të paktën 150 fëmijë janë vrarë dhe 160 janë plagosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit, sipas agjencisë së OKB-së.