Rusët kanë qëlluar mbi qytetarët ukrainas të cilët po prisnin në radhë në një dyqan ushqimorë. Sipas Ukrinform, kanë mbetur disa qytetarë të vrarë nga sulmi në qytetin e Severodonetsk, në rajonin e Luganskut.
Këtë e ka denoncuar në Facebook, shefi i administratës ushtarake rajonale Serhiy Haidai.
“Përsëriteni rastin në supermarketin e Kharkiv. Kemi të vdekur dhe të plagosur, megjithëse ende nuk kemi një numër konkret. Rusët në mënyrën më cinike u marrin jetën ukrainasve! Njerëzit po prisnin të merrnin ushqime”, ka shkruar ai.
Kjo nuk është hera e parë që ushtria ruse qëllon mbi qytetarë të pafajshëm në radhët e ushqimoreve. Presidenti rus Putin i shpalli luftë Ukrainës që me datë 24 shkurt. Trupat ruse bombarduan dhe shkatërruan qytetet ukrainase.