Brenda apo jashtë, Italia nuk duhet të gabojë për të mos dështuar kualifikimin e saj në Kupën e Botës. Për këtë arsye Mancini, për aq sa është e mundur, ndaj Maqedonisë së Veriut do të fokusohet te heronjtë e “Euro 2020”-s.
Të enjten në mbrëmje, në stadiumin ‘Renzo Barbera’, ku janë shitur të gjitha biletat për këtë rast, trajneri blu do të fokusohet në gjendjen dhe formën e sulmuesve të tij për të arritur në finale, kundër fitueses së çiftit midis Portugalisë dhe Turqisë, që mund t’i japë ‘azzurrëve’ një biletë për në Katar.
Dhe është një zgjedhje thuajse e detyrueshme, sepse mbrojtja është në emergjencë, aq sa nuk do të jetë pjesë e startit në europian. Mungojnë për shkak dëmtimi Di Lorenzo dhe Spinazzola, mund të kthehet vetëm për ndeshjen e dytë Bonucci, ndërsa do të menaxhohet kapiteni Chiellini, i cili nuk mund të luajë dy ndeshje me 5 ditë diferencë.
Përballë Donnarummas do të jenë pra Mancini dhe Bastoni, me Florenzi dhe Emerson Palmieri si mbrojtës të krahut. Por përtej urgjencës, “nuk ka kohë për të eksperimentuar”, Mancini ishte shumë i qartë në konferencë.
Prandaj në mesfushë ka vetëm siguri: në fushë Barella, Jorginho dhe Verratti. E njëjta gjë vlen edhe për sulmin: tridenti titullar do të përbëhet nga Berardi, Immobile dhe Insigne.
Scamacca ka kaluar Belottin si zëvendësues. Mancini provoi Pellegrinin në vend të Insigne dhe Pessinan në vend të Verrattit si alternativa, por trajneri nuk duket se ka dyshime për njëmbëdhjetëshen titullare.
Ndeshja Itali-Maqedonia e Veriut do të drejtohen nga gjyqtari francezi Clement Turpin, i cili në moshën 39-vjeçare është një nga bilbilat më të shfaqur në skenën ndërkombëtare. Janë dy precedentë të arbitrit francez me Italinë, të dy pozitivë.
I pari daton në vitin 2017, kur ‘azzurrët’, që asokohe i stërviteshin nga Ventura, mposhtën 3-0 Uruguajin në një ndeshje miqësore, ndërsa i dyti në vitin 2020, kur kombëtarja e Mancini fitoi 2-0 në Ligën e Kombeve ndaj Polonisë, me golat e Jorginho nga penalltia dhe Berardi.






