Një 26 vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Kamez pas një konflikti mes të rinjve në kalçeto.
Ngjarja ka ndodhur në një kalçeto në Kamëz ndërsa sherri ka agravuar me përdorim të mjeteve prerëse. I riu që mbeti i plagosur me thikë, është transportuar në spital.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është vënë në ndjekje të tij.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia për plagosjen.