Përfshihen nga flakët ambientet e komsariatit, tre persona të plagosur

0

Amibentet e komisariatit numër 5 në Kamëz, janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Sipas informacioneve të siguruara nga Infowebtv zjarri i rënë këtë mbrëmje në komisariatin nr 5 ka shkaktuar lëndime për 3 persona dhe gjithashtu edhe disa dëme materiale. Menjëherë pas rënies së zjarrit janë lajmëruar forcat zjarrëfikse të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll zjarrin.

Pas shuarjes së flakëve një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqet e këtij zjarri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu