Sërish vdekje nga Covid-19 në Kosovë, bien rastet e reja të infektimit në 24 orët e fundit

0

Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka bërë të ditur të premten Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, janë regjistruar edhe 26 raste të reja, nga testimi i 752 personave të dyshuar për koronavirus.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 576.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 249 persona.

Numri i të vaksinuarve me të dy dozat deri tani në Kosovë është 820.520, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 100.125.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu