Hapet rruga Bogë-Theth. Autoriteti Rugor Shqiptar njoftim se qarkullimi i mjeteve mund kryhet pa problem, pasi orteku i dëborës që e kishte bllokuar, është larguar që aty.
“Pas punës pa ndërprerje, si pasojë e rënies së një orteku hapet rruga Bogë-Theth. Qarkullimi kryhet pa probleme. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë,”- thuhet në njoftim.