Pezullohet deputeti i konservatorëve, pasi u akuzua për ngacmim seksual

0

David Warburton, deputeti i Somerset dhe Frome, nuk do të lejohet me të ulet si deputet i konservatorëve ndërkohë që hetimi është në vazhdim. Sipas The guardian, akuzat për bullizëm, ngacmim dhe sjellje të pahijshme seksuale të 56-vjeçarit po shqyrtohen nga Skema e Pavarur e Ankesave dhe Ankesave të Parlamentit (ICGS).

Fotografia e Warburton, ku dyshohet se është duke pirë kokainë janë publikuar nga Sunday Times. Fotografia thuhet se daton nga shkurti dhe pretendohet se është marrë nga shtëpia e një gruaje të re, të cilën ai e ka njohur përmes politikës.

“Deputeti i David Warburton ka hequr e drejta e të qenit pjesë e partisë Konservatore ndërsa hetimi është në vazhdim”-tha ICGS.

Warburton deputeti dhe ish-biznesmen 56- vjeçar është prind i dy fëmijëve. Gruaja e përfshirë pretendoi se kishte qenë e dehur, por filloi të ndihej jo rehat për të qenë vetëm me deputetin. Ajo tha se u largua në dhomën e saj të gjumit, por se ai e ndoqi dhe iu fut në shtrat lakuriq.
Thuhet se Z. Warburton është kontaktuar nga gazetarët e The Time dhe ka thën se ai nuk mund të komentojë agjë për momentin.

“Kam sasi të mëdha mbrojtjeje, por fatkeqësisht mënyra se si funksionojnë gjërat do të thotë që nuk del e para.Nuk kam dëgjuar asgjë nga Skema e Pavarur e Ankesave dhe Ankesave. Më vjen keq, nuk mund të komentoj më,’- tha ai.

Ai u zgjodh për herë të parë në 2015-ën me një shumicë prej 20,268, ose 53% të votave, zona më e madhe elektorale që kaloi në Partinë Konservatore në ato zgjedhje. Ai u rizgjodh në vitin 2017 dhe 2019, me shumicën përkatësisht 22,906 dhe 19,213 vota. Ai është kryetari aktual i Grupit Parlamentar Gjith-Partiak (APPG) për Muzikën dhe më parë ishte anëtar i Komitetit Europian të Shqyrtimit të Commons.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu