Moti i keq ka sjell pasoja në rrugën e Arbërit. Mësohet se si pasojë e reshjeve të shiut, është bllokuar një pjesë e kësaj rruge.
Bllokohet totalisht qarkullimi në dretjm të Tiranës dhe Dibrës. Rëshqitja e dherave ka ndodhur pranë Qafës së Murrizit.
Masivi i dheut i rënë prej afro 1 ore ka bërë që dhjetra mjete që ishin nisur drejt Tiranës të bllokohen në rrugë duke krijuar varg të gjatë makinash.
E njëjta situatë është krijuar edhe në Byppas ku vargu i automjeteve është krijuar deri në Qafën e Murrizit.