Vizita dy ditore e presidentit Ilir Meta në Bullgari është zbardhur nga mediat vendase. Mësohet se ceremonia e pritjes së Metës është zhvilluar para Katedrales së Shën Aleksandër Nevskit, aty ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Rumun Radev.
Bta.gb raporton se Bullgaria i ka thënë “po” fillimit të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Këshu ka deklaruar presidenti Rumen Radev pas takimit me Meën. Radev vuri në dukje se Bullgaria dhe Shqipëria ndajnë një vizion të përbashkët për të ardhmen e rajonit si aleatë dhe partnerë.
Sipas presidentit bullgar, Shqipëria ka kaluar në një rrugë të vështirë reformash në një sërë sektorësh, prandaj meriton mbështetje për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian pa kushte.
Presidenti Radev gjithashtu theksoi se një pjesë e rëndësishme e dialogut të sotëm ishte tema e forcimit të sigurisë në rajon. “E mirëpres vendosmërinë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e grupit luftarak shumëkombësh të NATO-s në Bullgari”, tha Radev, duke shtuar se shteti shqiptar do të dërgojë një togë në Bullgari. “Ne dënuam agresionin dhe luftën e çmendur vëllavrasëse midis Rusisë dhe Ukrainës. Së bashku, ne bëjmë thirrje për t’i dhënë fund, për një hetim ndërkombëtar të pavarur për mizoritë e kryera në Bucha dhe për identifikimin e autorëve sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të shqiptohet dënimi më i rëndë. Vetëm me bashkimin tonë do të mund të garantojmë sigurinë tonë”, tha Rumen Radev.
“Bullgaria dhe Shqipëria nuk janë vetëm aleatë. Ne jemi partnerë dhe miq. Pakica e rëndësishme kombëtare bullgare në Republikën e Shqipërisë ka dhënë një kontribut të madh për këtë,” shtoi Radev pas takimit.