Roja Kufitare Polake/ Më shumë se 2.5 milionë refugjatë ukrainas kanë kaluar në Poloni

0

Roja Kufitare Polake that ë enjten se më shumë se 2.5 milionë refugjatë që ikën nga lufta në Ukrainë kanë kaluar kufirin në Poloni. Nuk është bërë e qartë se sa nga 2.5 milionë refugjatët janë ende në Poloni.

Sipas CNN, një zëdhënës i ministrisë së brendshme ka thënë se 700,000 ukrainas ishin regjistruar në një bazë të dhënash polake që lejon refugjatët të punësohen ose të vazhdojnë arsimimin e tyre.

“Ata që regjistrohen për bazën e të dhënave “janë kryesisht njerëz që dëshirojnë të qëndrojnë në Poloni,”– tha zëdhënësi.

Më shumë se 4.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Për më tepër, më shumë se 7.1 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu