Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbajtur fjalën e saj në manifestimin pro Ukrainës që po mbahet sot në Tiranë.
Kim tha se sulmi i Rusisë në Ukrainë ishte i paprovokuar, ndërsa shtoi se Vladimir Putin i kishte bërë llogaritë gabim përpara pushtimit.
“Sulmi rus ishte i paprovokuar dhe i pajustifikuar, Vladimir Putin i kishte bërë llogaritë gabim, pasi mendonte se bota do ti hapte rrugën, ndërkohë që populli i Ukrainës ka rezistuar.
Nuk ka popull që e di meë mirë se shqiptarët se çfarë do të thotë të të mohojnë egzistencën”, tha Kim.