Çfarë do ndodhë pas 30 prillit? Berisha tregon kur do të zgjidhet kryetari i ri i PD-së

0

Çfarë ndodh pas 30 prillit?

Berisha: Nuk do vazhdojë me Komisioninn e Rithemelimit por do zgjidhet Kryesia nga Këshilli Kombëtar. Do zgjidhet kryesia deri në zgjedhjen e kryetarit. Nuk do zgjidhet vonë kryetari, nuk e besoj…

E keni plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar?

Berisha: Është procesi më qesharak, në mënyrë të paligjshme terësisht dhe shkatërruese ka angazhuar pa autorizim të parlamentit INSTAT-in.

Ai institucion varet direkt nga parlamenti, nuk mund të prodhojë statistika pa miratimin e parlamentit. Në këtë rast ka përpunuar statistika të qeverisë shqiptare.

Keqardhja ime e madhe është se ka nxirë INSTAT por ai është partner i EUROSTAT,me këtë akt ka shumë mundësi që Eurostat të marrë qëndrime të dëmshme për vendin tonë.

Rama dhe Soros një fushatë të tërë kundër meje, po krijojnë një platformë bindëse dhe dalin me tezën se unë nuk e mund dot Edi ramën. Po kush e ka mundur Edi Ramën? Dy herë Sali Berisha, në ’92, ’96, edhe në 2001, 2005, 2007, 2011.
Nëse ka një njeri që ka trashëgëminë e mundjes së Edi Ramës është Sali Berisha, po keni ndonjë tjetër na e thoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu