Ish kryeministri, Sali Berisha: Mund t’u them që bie në kundërshtim me qëllimet e të gjithë deputetëve i vetëshpalluri kryetar i PD. Nisur nga një psikologji e tillë duke besuar se është kryetar PD-je, u përpoq në mënyra vulgare të manipulojë edhe grupin por dështoi në çdo përpjekje. Tani, pati propozime konstruktive prej të cilave që nesër do fillojë bashkëpunimi dhe mbikëqyrja e verifikimi. Siç ju thashë për shkak të veprimit të tij unë e njoftova se pushon së paturi besimin e Komisionit të Rithemelimit për të qenë në krye të grupit parlamentar. Kjo e mërziti edhe më shumë, por realitetet nuk janë gjithmonë të ëmbla.