Endrit Hoxha është zv.ministri i ri i Arsimit.
Kryeministri Edi Rama ka firmosur ditën e sotme emërimin e ri në dikasterin e Arsimit dhe Sportit.
Aktualisht këtë detyrë e mbajnë edhe Kostandin Shkurti, Nina Guga dhe Albana Tole.
Njoftimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Endrit Hoxha emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.