Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje ku 44-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për dhunë.
Sipas burimeve policore, shtetasi I.H ka goditur me grushte një 53-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasen K. Sh., 53 vjeçe.