Shtyhen zgjedhjet për kryetarin e PD-së në Bulqizë (Arsyeja)

0

Zgjedhjet e përcaktuara për t’u mbajtur ditën e nesërme për kreun e ri të PD-së në Bulqizë, janë shtyrë në një afat të papërcaktuar. Gazetari Neki Feta raporton për InfowebTv se shkak janë bërë përplasjet mes kandidatëve për numrin e anëtarëve në lista.

Më herët u publikua lajmi se kandidati Fatos Hoxha kishte deklaruar se në lista ishin shtuar rreth 500 anëtarë më shumë se ç’ishin në dhjetor.

Kjo ka bërë që Komisioni për Organizimin e zgjedhjeve të marrë vendimin e shtyrjes së datës së votimeve për kreun e PD-së në Bulqizë. InfowebTv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu