Çështjet e zemrës shkatërrojnë karrierën e një lojtari dhe bëhet fjalë për një emër që do të ishte bonus i rëndësishëm te çdo skuadër. Mauro Icardi edhe pse ende shumë i ri duket se ka mbërritur në finish të paktën të qëndrimit në Paris.
Interi nxitoi ta “hiqte qafe” dhe të njëjtën gjë po tenton të bëje PSG, të paktën sipas “Le Parisien”. Telenovela e tradhëtisë së sulmuesit dhe problemet me bashkëshorten Wanda Nara po e shtyjnë Leonardon ta largojë sa më parë argjentinasin që prej muajsh është zhdukur nga formacioni titullar.
I transferuar në Ligue 1 në verën e vitit 2019 dhe pas një sezoni pozitiv, Icardi duket i humbur këtë sezon dhe vazhdon të qëndrojë me valixhet gati edhe pse ka një kontratë që skadon në vitin 2024.