KOSOVË– Grabitet familja në Kosvë! Ngjarja mësohet të ketë ndodhur një natë më parë në fshatin Varosh të Ferizajt. Persona të paidentifkuar janë futur në shtëpunë e familjes Heta dhe kanë marrë shmën prej 12 mijë eurove. Në momentin që ka ndodhur grabitja shtëpia ishte bosh, oasi anëtarët e familjes kishin dalë për iftar.
Ka qenë Fadil Heta, kryefamiljari, ai që ka bërë dhe denoncimin në polici për grabitjen në fjalë.
“Na e kanë bastisur komplet shtëpitë derisa i kanë gjetur komplet paratë në vlerën e diku 12 mijë eurove,”- mësohet të jetë shprehur ai. Hetimet për ngjarjen vijojnë ndërkohë që ende nuk ka asnjë të prangosur për ngjarjen.