“Kisha marrë dhe dozë përforcuese”/ Bill Gates ‘pozitiv’ me Covid

0

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates njoftoi në Twitter se është pozitiv me koronavirus.

“Kam marrë një rezultat pozitiv për Covid. “Kam simptoma të lehta dhe do të dëgjoj këshillat e ekspertëve për izolim derisa të shërohem”, ka shkruar Gates.

Ai gjithashtu deklaroi se ishte vaksinuar dhe mori një dozë përforcuese.