Edhe shkollat, kopshtet, universitetet, zyrat arsimore do të jenë të mbyllura të mërkurën e 25 majit në finalen e madhe.
Ministrja e Arsimit bëri të ditur vendimin, duke ju referuar mbledhjes së djeshme të këshillit të ministrave.
“Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim.
Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa!”