Karins: Letonia po largohet nga energjia ruse, do na kushtojë por janë vetëm para, ukrainasit po paguajnë me jetë

0

Ndërsa BE-ja përpiqet të bjerë dakord për një ndalim të naftës, kryeministri i Letonisë thotë se vendet anëtare nuk duhet të “ngecin” në interesat e tyre personale, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Krisjanis Karins, i cili mbërriti më herët në Këshillin Evropian, tha se ishte e rëndësishme të kujtohej “pamja e madhe”.

Ukrainasit po luftonin për pavarësinë e tyre dhe vlerat evropiane, tha ai.

Letonia ka qenë shumë e varur nga energjia ruse, por po largohet nga kjo, shtoi Karins.

“Do të na kushtojë më shumë. Por janë vetëm para. Ukrainasit po paguajnë me jetë.

“Unë gjithashtu mendoj se ne duhet të sanksionojmë gazin,” u tha ai gazetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu