E trishtë/ Aksidenti tragjik, humb jetën lojtari 25-vjeçar

0

Një lajm i hidhur për futbollin amerikan! Mbrojtësi i skuadrës, Arizona Cardinals Jeff Gladney ka humbur jetën sot në një aksident tragjik në moshën 25 vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur agjenti i sportistit, Brian Overstreet, i cili tha se “po luten për familjen në këtë moment të vështirë”.

Ish-shoku i skuadrës së Gladney-t në TCU, Jalen Reagor postoi ngushëllimet e tij në Twitter. “Kam humbur vëllain tim, shokun tim më të mirë, krahun tim të djathtë …”, shkroi Reagor.