Zlatan Ibrahimovic zbuloi kullimin (zbrazjen) brutal të gjurit me dy shiringa që mbushen me lëng, ndërsa e ardhmja e tij është në dyshim. Superylli i futbollit iu nënshtrua një operacioni në gju në fillim të kësaj jave, ndërsa vazhdon ta zgjasë karrierën e tij të jashtëzakonshme deri në të 40-at.
Këtë sezon ai ishte pjesë e Milanit që fitoi titullin e Serie A për herë të parë pas 11 vitesh. Por suedezi zbuloi në Instagramin e tij torturën që duhej të kalonte për të luftuar gjatë sezonit. Videoja tregon gjurin e tij të majtë duke u kulluar nga lëngu përmes përdorimit të shiringës.
Procesi ndihmon në lehtësimin e ënjtjes dhe ndihmon në uljen e dhimbjes. Në mbishkrimin e videos, Ibrahimovic shkruan: “Zbrazja e gjurit një herë në javë për gjashtë muaj”. Sulmuesi është vendosur të jetë jashtë fushave për tetë muaj. Tani ka bërë një operacion në gju dhe me gjasë nuk do të kthehet deri në mes të sezonit të ardhshëm.
Operacioni në gjurin e tij të majtë ishte për të riparuar dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë. Në fillim të kësaj jave, Ibrahimovic zbuloi në Instagram se ka luajtur pa ACL në gjurin e majtë për gjashtë muaj dhe se mezi flinte në atë kohë.
Kishte spekulime se sulmuesi legjendar mund të tërhiqej nga futbolli, por ai tha se synon të vazhdojë. Suedezi luajti 23 ndeshje në Serie A për Milanin, porn ga pak minuta. Në sezonin fitues të titullit, ai shënoi 8 gola dhe dha 3 asiste. Ibra ka luajtur rregullisht futboll në nivelin e lartë që nga viti 1999 kur mbërriti te Malmo.
Emptied the knee once a week for six months pic.twitter.com/ewLbIizL2P
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) May 29, 2022