Nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se vala e fundit e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga BE-ja, nuk janë të mjaftueshme. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Madrid,
Ihor Zhovkva tha se ritmi i sanksioneve ndaj Rusisë deri më tani ka qenë shumë i ngadaltë dhe se Ukraina nuk është e kënaqur me kohën me të cilën ppo u dërgohen armët.
“Nëse më pyesni mua, unë do të thoja shumë ngadalë, shumë vonë dhe përfundimisht jo mjaftueshëm”, tha Zhovkva.
“Gjithashtu Ukraina nuk është e kënaqur me ritmin e dërgesave të armëve nga Perëndimi.
Padyshim që nuk jemi të kënaqur. Po të ishim të kënaqur, do të kishim filluar menjëherë çlirimin e Mariupolit dhe do të kishim hedhur forcat ruse nga Donbasi.Ne besojmë në premtime, përfundoi Zhovkva.