“Fansja e zjarrtë” bashkëshortja e Berlusconit vendos foton në kasën e celularit

0

ITALI- Silvio Berlusconi vendosi që pak ditë më parë të martohej në një ceremoni private me deputeten e partisë “Forza Italia”, Marta Fascina, 32-vjeç. Ata kanë rreth 53 vite diferencë në moshë, pasi Berlusconi është 85 vjeç.

Sipas mediave të huaja, u përfol se ata mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë, teksa kohët e fundit Fascina po bën xhiro në rrjet pasi në një fotot të publikuar shihet që mban foton e Berlusconit në kasën e celularit të saj gjë e cila tregon se ajo është shumë e dashuruar pas 85-vjeçarit. Por ajo që habit është se ajo ka zgjedhur një nga fotot kur Berlusconi ishte i ri dhe i pashëm.

Pas fotos shpërthyen menjëherë komentet tallëse kundër 32-vjeçares ku e quanin këtë veprim si një servilizëm ndaj të moshuarit.

“Kush i paguan faturat në fund të muajit”-shkruanin komentuasit.

Ish-kryeministri italian dy muaj më parë kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me deputeten 32-vjeçare Marta Fascina. Ceremonia ishte e vogël dhe private.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu