9-vjeçarja, mbledh para për forcat e armatosura të Ukrainës duke shitur flokët e saj

0

UKRAINË-Një vajzë nëntë vjeçare nga Ukraina, e identifikuar si Kira Hubina preu flokët dhe i shiti duke u përpjekur për të mbledhur para për forcat e armatosura të Ukrainës.

Sipas Sky News, Kira është nga qyteti verior i Ukrainës, Chernihiv, vendosi të mbledhë para për luftëtarët e vendit pasi ajo dhe familja e saj mbroheshin nga bombardimet ruse brenda një strehe.

Babai i vajzës, Ivan tha për agjencinë ukrainase të lajmeve UNIAN se ishte prekur nga gjesti i vajzës së tij dhe pranoi që ajo t’i priste flokët pasi mësoi për qëllimet e saj. “Sinqerisht, për pak sa nuk qava. Më preku disi,” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu