Vret vëllanë me thikë dhe më pas vetdorëzohet në polici

0

Greqi- Një tragjedi ka ndodhur pak orë më parë në zonën e Patisisë, kur një 59-vjeçar ka vrarë vëllain e tij 69-vjeçar, duke e qëlluar disa herë me një send të mprehtë.

Sipas informacioneve të Policisë, autori është arrestuar pasi kishte rrëfyer vetë në polici krimin e bërë.

“Kam ardhur të dorëzohem se kam vrarë vëllanë”, tha ai në polici.

Fatkeqësisht 69-vjeçari u gjet i pajetë brenda banesës dhe ishte tepër vonë kur arriti ndihma.

Krimi brutal ndodhi në banesën në rrugën Kavtatzoglou 15 në Patisia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu