I kërkoi divorcin, burri në Greqi qëllon me armë gruan dhe më pas veten

0

GREQI- Një tragjedi familjare ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prosotsani, Greqi, kur vajza ka gjetur trupat e pajetë të prindërve të saj. Pasi nëna e saj nuk i është përgjigjur telefonatës së saj ajo ka vendosur të shkoj në shtëpi dhe në atë moment ka parë prindërit e saj të vdekur.

Sipas Proto thema, 64-vjeçari e ka vrarë me tre plumba gruan e tij dhe më pas me të njëjtën armë gjahu i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Thuhet se çifti dje në mbrëmje kanë pasur një debat. Ndërkohë Debati ka agravuar dhe 64-vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe mëpas ka goditur bashkëshorten.

Sipas policisë autori ka qëndruar për disa orë pranë gruas së tij të vdekur dhe më pas ka vendosur që  t’i japë fund jetës duke qëlluar vetën më armë.

Sipas informacioneve, çifti muajt e fundit jetonte të ndarë dhe së fundmi 59-vjeçarja i kishte kërkuar 64-vjeçarit që të divorcohej. Ky duket se ka qenë edhe shkaku i sherrit fatal. Çifti kishte dy vajza dhe tre nipër e mbesa, ndërsa 64-vjeçari më parë drejtonte një restorant në qytetin e Dramës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu