Lëkundjet sizmike nuk largohen nga Ballkani, “shkundet” kryeqyteti grek (Ja magnituda)

0

Lëkundje tërmeti janë raportuar në kryeqytetin grek, Athinë në orët e para të mëngjesit ditën e sotme.

Tërmeti me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pak para orës 4 të mëngjesit sot në Atikë. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra ishte 1 km në veriperëndim të Filadelfias së Re, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 13.1 km.

Përveç Athinës, lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në qytetet përreth kryeqytetit grek. Nuk raportohet për dëme materiale, apo të lënduar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu