SARANDË- Autori i vrajses në Sarandë Genti Golemi ka dalë para gjykatës si i penduar. Mësohet se gjatë seancës së sotme Golemi, i cili dy ditë më parë vrau me thikë shokun e tij Kledi Kokën. Para gjykatës autori ka shprehur pendesë dhe tha se më mirë të kishe vdekur vetë. Gjykata e Sarandës ka vendosur që Golemin ta lërë në burg.
“Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Jam i penduar thellë. Nuk mendova se çfarë do të ndodhte. Më mirë të kisha vdekur unë se sa shoku im. E kisha shok dhe mik”, tha Golemi.
Golemi dy ditë më parë vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Kleid Koka. 43-vjeçari është përplasur me Kokën për motive të dobëta.