ANGLI– Chelsea ka nevojë për përforcime në mbrojtje, repart ku ka humbur lojtarë si Toni Rudiger dhe Andreas Christensen. Objektivi i madh është Matthijs De Ligt, i cili është i preferuari i trajnerit Thomas Tuchel. Në orët e fundit mendohet se klubi londinez po formulon një ofertë prej 100 milionë eurosh, duke përfshirë edhe Timo Werner.
Sulmuesi gjerman nuk preferohet nga Allegri, tekniku kërkon Pulisic. Vullneti i klubit është të përfitojë vetëm para dhe kërkon një ofertë që të shkojë në 120 milionë euro.