Sondazhi/ 90% e ukrainasve mbështesin anëtarësimin në BE, 73% duan anëtarësimin në NATO

0

UKRAINË- Rreth 90% e ukrainasve mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, ndërsa 73% janë në favor të anëtarësimit të vendit të tyre në NATO, sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Kombëtar Demokratik në Ukrainë në 2-11 maj. Ukrinform shkruan se rezultatet e studimit janë publikuar në faqen e internetit të Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev.

Sipas sondazhit, 94% e të anketuarve në Ukrainën perëndimore, 93% në qendër dhe veri, dhe 84% në lindje dhe jug të vendit do të donin që Ukraina të anëtarësohej në BE. Në të njëjtën kohë, 82% e banorëve të Ukrainës perëndimore, 79% në rajonet qendrore dhe veriore, 59% në lindje dhe 65% në jug mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu