Klubi nga Madridi insiston për Rei Manaj, Barcelona e informon për çmimin e kartonit

0

Rei Manaj nuk u preferua te Spezia, me klubin e Serie A që ktheu mbrapsht sulmuesin kuq e zi te Barcelona, pasi nuk bleu kartonin e tij.

Tashmë drejtuesit e katalanasve janë në kërkim të një skuadre për të dhe alternativat nuk janë të shumta. Sipas lajmeve të fundit, Getafe ka filluar bisedimet për të nënshkruar me Rei Manaj.

Barcelona kërkon 2 milionë euro dhe klubi nga Madridi akoma s’është e bindur nëse do e paguajë këtë shifër.

Për momentin ajo që mund të thuhet është se shanset janë të pakta që Manaj të qëndrojë te Barcelona. Arsyeja është e thjeshtë, pasi minutat për lojtarin shqiptar do ishin pothuajse zero.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu