Edi Rama ka folur edhe për Serbinë dhe afrimin e vendit me Brukselin zyrtar. Po ashtu, deklaratat e tij kanë bërë bujë edhe në mediat serbe, të cilat e kanë konsideruar si mbrojtje që kryeministri shqiptar i ka bërë vendit të tyre.Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat holandeze sot, ku foli për rëndësinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Po ashtu, Rama ka folur edhe për Serbinë dhe afrimin e vendit me Brukselin zyrtar. Po ashtu, deklaratat e tij kanë bërë bujë edhe në mediat serbe, të cilat e kanë konsideruar si mbrojtje që kryeministri shqiptar i ka bërë vendit të tyre. E përditshmja “Blic” ka vendosur numrin një të qeverisë shqiptare në ballinë: “BE TË KUJDES” Rama mbron sërish Serbinë: Ajo votoi tre herë kundër pushtimit rus!
Ndërsa në tekst shkruhet: Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot për gazetën holandeze Volkskrant se BE duhet të jetë e kujdesshme me Serbinë dhe të mos kërkojë nga Beogradi diçka që nuk mund ta përmbushë. Serbia nuk mund të heqë qafe shpejt varësinë e saj kryesisht nga gazi rus, por ka votuar tre herë kundër pushtimit rus të Ukrainës në Kombet e Bashkuara. Kjo është unike dhe e re, askush nuk e priste këtë. Megjithatë, Ballkani mbetet një rreth i pambrojtur. Lufta në Ukrainë mund të përshkallëzohet lehtësisht dhe madje të çojë në një konflikt të hapur.
Intervista e Ramës u publikua sot për Volkskrant, pasi numri një i qeverisë shqiptare ndodhet prej disa ditësh në Amsterdam, ku ka zhvilluar edhe një konferencë për shtyp me homologun Mark Rutte, e po ashtu ka mbajtur takime me biznesmenë vendas që kanë vendosur të investitiojnë në Shqipëri.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





