Drejtuesi i furgonit humb kontrollin e mjetit, përplas për vdekje 4 persona

0

Një furgon, në zonën Braçagni të Grossetos në Itali, ka rrëshkqitur në rrugë, dhe për pasojë ka marrë para një grup çiklistësh.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur 4 persona, e po aq të tjerë janë plagosur.

Sipas raportimeve të mediave lokale, burri që drejtonte automjetin ishte goditur nga një sëmundje, e për këtë shkak humbi dhe kontrollin e mjetit.

Në momentin e aksidentit, grupi i çiklistëve ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, gjatë një faze përgatitore të garave. Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët, zjarrfikësit dhe disa ambulanca të 118-ës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu