Pronarët e mjeteve lundruese protestë në Velipojë: Veç hajrin ma ka pa policia

0

Sipas tyre policia deklaron se ka marrë udhër nga lart, dhe nuk mund ti marrë parasysh kërkesat e tyre. Nga ky vendim janë penalizuar 3 subjekte dhe rreth 10 mjete vetëm në Velipojë.

Pas protestave të zhvilluara në Vlorë sot është protestuar në Velipojë ku pronarët e mjeteve lundruese kundërshtojnë vendimin e policisë.

Pronarët e mjeteve shprehen për mediat se ata janë penalizuar nga ky vendim, pavarësisht se disponojnë dokumentacion të rregullt, ku iu lejohet dalja në det. Sipas tyre policia deklaron se ka marrë udhër nga lart, dhe nuk mund ti marrë parasysh kërkesat e tyre. Nga ky vendim janë penalizuar 3 subjekte dhe rreth 10 mjete vetëm në Velipojë.

“Në radhë të parë ngushëllime familjes që i ka ndodhur tragjedia, kam 14 vite që punoj në Velipojë, veç hajrin na ka parë policia dhe jo sherrin, kemi shpëtuar dhjetra jetë njerëzish. Ne kërkojmë një përgjigje, ne jemi penalizuar, dhe përgjigja nga policia nuk vjen”, tha njëri nga pronarët.

“Nuk ka asnjë vendim me shkresë, ‘jo kam marrë urdhër nga lart, jo se më ka thënë i madhi, jo se më ka thënë i vogli’. Ne paguajmë taksa, paguajmë tatime, edhe pse nuk na kanë dhënë asnjë shkresë ‘na thonë prit, prit, prit”, u shpreh një tjetër.

Asnjë incident nuk kemi pasur në këto 14 vite. Dikujt ia kemi dhënë edhe pa patentë, por asnjë incident nuk ka pasur. Ka raste që kemi shpëtuar qytetarë, sepse policia vetë nuk ka pasur skafe”, shprehet Alban Frroku, pronari i 4 mjeteve të ujit në Velipojë.

‘Mbas ngjarjes që ndodhi, jemi shumë të mërzitur, na vjen keq se jemi familjarë dhe vetë. Policia kufitare na tha që nuk mund ti nxjerrim më motorët në ujë, dhe kaq, ndaj ju jemi drejtuar edhe juve. Dikush i ka këto mjete edhe për të ngrënë bukë, dikush tjetër i ka për qejf. Dokumentet i kemi paguar në Durrës,  kjo ka ndodhur dhe në një fatkeqësi që ka ndodhur më parë, por tashmë nuk gjejmë zgjidhje’, shprehet pronari i disa motorëve të ujit.