Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian të Veprimit Klimatik. Mauro Petriccione ka ndërruar jetë, të martën.
Për të ka shkruar presidentja e Komisionit Evropian , Ursula Von der Leyen, duke shprehur ngushëllime.
“Me dhimbje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Mauro Petriccione, Drejtori ynë i Përgjithshëm për Veprimin Klimatik”, ka shkruar ajo në Twitter.
“Mauro ishte një koleg i dashur, i respektuar. Puna e tij i dha atij respekt dhe miqësi në Evropë dhe më gjerë”.
“Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij në këto kohë të trishtuara”, ka shkruar der Leyen.