FOTO/ Keanu Reeves suprizon çiftin britanik, u shkon surprizë në dasmë

0

Surpriza e bukur ndodhi në sallën e hotelit Fawsley Hall në Northamptonshire, pak pasi James e Nikki Roadnight i kishin dhënë premtimet e dashurisë njëri-tjetrit në fundjavë.
Një çift britanik mund të themi që kanë marrë dhuratën më të bukur në ditën e tyre të martesës. Keanu Reeves aktori që është i njohur për popullaritetin dhe thjeshtësinë e tij u bëri një vizitë surproizë teksa iu bashkua festës së tyre të martesës.

Surpriza e bukur ndodhi në sallën e hotelit Fawsley Hall në Northamptonshire, pak pasi James e Nikki Roadnight i kishin dhënë premtimet e dashurisë njëri-tjetrit në fundjavë.

FOTO/ Keanu Reeves suprizon çiftin britanik, u shkon surprizë

Të sapomartuarit ishin hasur rastësisht me yllin e filmit ‘Matrix’ që po qëndronte në të njëjtin hotel, dhe rrjedhimisht e bëri edhe më të paharruar ceremoninë e tyre.

Aktori i Hollyëood kishte pranuar ftesën dhe më vonë habiti si çiftin dhe të ftuarit e tjerë.

“Ai na tha që do të vinte dhe e mbajti fjalën,” tha Nikki.

Nusja tregon se stafi i hotelit e kishte njoftuar se kishte ardhur “një i ftuar i veçantë dhe Reeves erdhi për të bërë urimet dhe fotografi me çiftin. Gjithsesi ai nuk qëndroi gjatë pasi tha se ishte lodhur nga fluturimi që sapo kishte bërë.

“Ai bëri foto me ne dhe të ftuarit!”

Këta të fundit shpërndanin imazhet në rrjetet sociale, teksa një prej të pranishmëve shkruante:

“Shoqja ime e ngushtë u martua sot dhe Keanu Reeves për ta uruar e për të na përshëndetur. Një djalë shumë i sjellshëm që uroi shoqen time Nicola dhe bashkëhsortin e saj James!”, shkruante Nikki.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu