Djali i ish-presidentit të Vllaznisë në kërkim për atentatin në Shkodër

0

Policia bëri të ditur sot emrat e dy të rinjve të shpallur në kërkim për vrasjen e mbetur në tentativë dy ditë më parë në Shkodër.

Ata janë Tornato Fusha 20-vjeç dhe Bajram Çekorja 24-vjeç. Sipas Policisë dy të rinjtë qëlluan me breshëri plumbash ndaj 25-vjeçarit Alban Bruçaj, teksa ky i fundit po kthehej me makinë në banesën e tij.

Në vendngjarje u gjetën rreth 20 gëzhoja, por Bruçaj arriti të shpëtojë pa asnjë lëndim.

Mësohet se shkak është bërë një konflikt i Bruçajt me Tornato Fushën, dy vite më parë. Në atë kohë Bruçaj e kishte qëlluar me thikë, duke plagosur Fushën. Ky i fundit është djali i ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fusha.

Policia i ka shpallur në kërkim tashmë dy të rinjtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu